EMRAT/ ‘BMW’ dyshohet se ishte me shpejtësi, zbardhet identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë, një tjetër rëndë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën dytësore, Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një 35-vjeçar.

Mësohet se viktima, Visar Meshi, ishte pasagjer në automjetin tip ‘BMW X5’. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

Ndërkohë, raportohet se një prej të aksidentuarve është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Kjo duket se ka ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.
()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×