Sezon pozitiv në Firence, kërkesa nga La Liga dhe Premier League për argjentinasin e Fiorentinës

Disa klube në Premier League dhe disa në La Liga janë të prirur për të afruar anësorin e Fiorentinës, Nicolas Gonzalez këtë verë.
25-vjeçari argjentinas, i cili humbi Botërorin 2022 për shkak të një dëmtimi muskulor, kaloi një sezon pozitiv në Firence, duke luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e skuadrës violë drejt finales së Ligës së Konferencës.

Nën drejtimin e Vincenzo Italiano këtë sezon, Gonzalez ka shënuar 14 gola dhe kaasistuar pesë herë në 42 paraqitje në të gjitha garat, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të huaja. Siç raportohet nga Calciomercato.com, Fulham është një nga klubet e Premier League të interesuar për nënshkrimin e Gonzalez këtë verë. Në Spanjë mes shumë skuadrash përfshihet edhe Valencia. Fiorentina nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pasi në janar refuzoi një ofertë prej 35 milionë euro nga Leicester City. Për të nisur negociatat nevojiten 40 milionë euro, me kontratën e Gonzalez që skadon në vitin 2026.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×