VIDEO/ Kosova dominon por nuk shënon, “Dardanët” marrin barazimin e tretë radhazi përballë Rumanisë

Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.

KOSOVË-RUMANI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+5’ Soresku gjuan nga jashtë zonës, sfera ndalet përsëri nga Muriç.

90’+2’ Zhegrova pason për Muriqin me një pasim perfekt, por sulmuesi me gjuajtjen e tij fluturon topin mbi traversë.


90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Haxhi dhe Alibek marrin vendin e Pushkash dhe Stançu te Rumania.

85′ Edhe H, Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

83’ Baluta tenton nga jashtë zonës, por pa shqetësuar Muriç i cili pret në pozicion.

82’ Muslija i lë vendin në fushë Topallit në radhët e Kosovës.

81’ Pushkash është lojtari i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për një faull ndaj Alitit.

78’ Zhegrova tenton me një gjuajtje të harkuar që po shkonte drejt portës, por Moldovan gjen devijimin për të mbajtur goditjen jashtë katërkëndorit.

76’ Gjuajtje e fortë e Soresku nga distanca, Muriç devijon topin me grushtimin e tij.

73’ H. Kryeziu merr vendin e Dresheviç në fushë e lojës për Kosovën.

72’ Gjyqtari Makeli shkon të shohë pamjet me VAR, për një pozicion jashtë loje të Celinës gjatë aksionit dhe vendos të anulojë golin.

69’ Shpërthen festa në Prishtinë pasi një gjuajtje e Zhegrovës me kokë i jep avantazhin “Dardanëve”.

61’ Morutan dhe Mihaila marrin vendin e Man dhe Koman te Rumania.

56’ Spektakël i Vojvodës i cili driblon këdo që i del para dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Moldovan.

51’ Harkim i Man nga këndorja, topi i tij nuk gjen asnjë nga futbollistët e rumunëve dhe përfundon në fundore.

46′ Zhegrova merr vendin e Rashicës në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Celina provon me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës, portieri i Rumanisë devijon mbi traversë.

45’+1’ Man provon me një gjuajtje të harkuar nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur për të çuar sferën në katërkëndorin e Kosovës.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Manea provon me një gjuajtje nga një distancë e largët, pa shqetësuar Muriç.

41’ Muriqi është objektivi i harkimeve të njëpasnjëshme nga krahët të Kosovës, pro është i gjithmonë i rrethuar nga shumë kundërshtarë.

35’ Muslija provon vetë nga e majta me një gjuajtje të fortë me harkim, por gjen përgjigjen e portierit të miqve.

33’ Rashica dhe Muriqi kombinojnë në të djathtën, por askush nuk del në pozicion gjuajtje dhe mbrojtja rumune largon rrezikun.

31’ Një ndërhyrje e Rrahmanit shmang një moment të rrezikshëm para portës së Muriç, për një pasim të rrezikshëm që po shkonte drejt Pushkash.

29’ Muslija nga e majta shmang një kundërshtar dhe kalon në shtyllën e dyte, por nuk gjen asnjë nga shokët e skuadrës të gatshëm të devijojnë në rrjetë.

22’ Kamora detyrohet të lërë fushën e lojës për dëmtim, duke i bërë vend Soreskut te Rumania.

17’ Prej disa minutash është Kosova që ka kontrollin, por pa ia dalë të krijojë gjuajtje para portës kundërshtare.

14’ Marin rrëmben topin para zonës së Kosovës, pasimi i tij nuk gjen sulmuesit në zonë.

8’ Manea nga e djathta e sulmit pason për Pushkash, dhe për fat diagonalja e këtij të fundit nuk gjen portën e Muriç.

8’ Paqarada nis një top në thellësi për Rashicën i cili po nisej i vetëm drejt zonës, por terreni i pengon marrjen e mirë të topit, duke shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi.

2’ Top në thellësi për Muriqin i cili gjuan jashtë edhe pse i vetëm para portës, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”

FORMACIONET ZYRTARE

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Dresheviç, Fazliji, Rashica, Muslia, Celina, Muriqi.
Trajner: A. Zhires

RUMANIA: Moldovan, Dragushin, Manea, Burka, Kamora, Baluta, M. Marin, Stançiu, Pushkash, Koman, Man.
Trajner: E. Jordanesku/PANORAMASPORT

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×