Asani i emocionuar: Goli më i rëndësishëm i karrierës, do e mbaj mend gjithmonë

Jasir Asani luajti një ndeshje të mirë ndan Moldavisë, teksa realizoi një gol në fitoren 2-0 (kualifikuese euro 2024).

“Është hera e dytë që po vij me kombëtaren. Gjithë çunat kanë dhënë maksimumin sot. Jam i lumtur edhe për golin dhe për ekipin që po arrin objektivat. Tani do fokusohemi për ndeshjen e radhës.

Është goli më i rëndësishëm në karrierën time deri tani. Goli i parë me kombëtaren do e mbaj mend gjithmonë sepse është një gol shumë i rëndësishëm për mua.

Duhet akoma më shumë të ndihmoj ekipin me gola, duhet të vazhdojmë ditë për ditë të punojmë fort dhe të arrijmë objektivat. Duhet më shumë punë që të arrijmë qëllimet dhe objektivat”, – tha ai pas ndeshjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×