Sfida që do të zhvillohet sot në Nations League mes Holandës dhe Italisë për caktimin e vendit të tretë dhe të katërt në turne mund të jetë e fundit. Ajo që njihet nga të gjithë si “finalja e vogël” duket se ka pak tërheqje jo vetëm te shikuesit, por edhe te të interesuarit direkt në fushë, lojtarët.
Mundësia u konfirmua në mikrofonat e NOS nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili shprehu dyshimet e tij për një ndeshje që në fakt vlen pak ose aspak për të dyja skuadrat që e luajnë, në këtë rast holandezët dhe italianët. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë për finalen e vendit të tretë dhe të katërt, Ceferin tha:
“Të jem i sinqertë, kam dyshimet e mia për këto ndeshje, por tashmë është vendosur. Megjithatë, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por po mendonin se mund të mos luhej në të ardhmen”. Me pak fjalë, “finalja e vogël” e Nations League mund të mos mbahet më.
()