VIDEO/ Mesfushori shqiptar shënon gol, i siguron ekipit kthimin në Serinë B pas 51 vitesh!

Skuadra e Lekos ka shkruar historinë, duke u kthyer pas më shumë se një gjysmë shekulli në Serinë B. Ekip i vogël, ia ka dalë të triumfojë në play-off të Serisë C, duke mposhtur në finale Foxhian favorite, për të siguruar ngjitjen që e priste prej shumë kohësh.

Pasi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në transfertë, Leko bëri gjithçka mirë edhe në ndeshjen e kthimit në fushën e vet në këtë finale, duke siguruar suksesin falë edhe kontributit të një mesfushori shqiptar.

Erald Lakti, mesfushori i cili ka qenë më përpara pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, u aktivizua si zëvendësues në radhët e skuadrës së Lekos në minutën e 64-t dhe në minutën e 78, la shenjë në fatin e kësaj finaleje teksa shënoi golin e rezultatit 2-1 që afroi më shumë kualifikimin për skuadrën e tij.

Ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 për Lekon, që u kthye pas 51 vitesh në Serinë B, duke i dhënë mundësinë Laktit që vitin tjetër 23-vjeçari të tregojë vlerat në një kampionat më të fortë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×