Brendan Rodgers është trajner i Celtic. Tekniku i njohur ka firmosur me skuadrën skoceze për 3 sezone. “Timonieri” nga Irlanda e Veriut është gati për këtë eksperiencë të re, pas përvojës te Leicester. Më parë, Rodgers ka drejtuar Reading dhe Liverpool, ndërsa ka qenë në krye të Celtic edhe në periudhën 2016-2019.
“Celtic FC ka kënaqësinë të njoftojë se Brendan Rodgers është emëruar trajner i skuadrës, me një kontratë trevjeçare” – shkruan klubi.
()