“Po ribën partinë që nuk ekziston”, satira e Gjekmarkajt: “Vula” i besoi 7 qarqe zotit Udri, do drejtojë fushatën e rikthimit dinjitoz të liderit të vogël historik

Urime të përzemërta zotit Udri për 7 Qarqet që “Vula” i besoji për të drejtuar në fushatën e rikthimit dinjitoz të Liderit të vogël historik më 29 Korrik! Lideri po kthehet si kalorës. Gjithmonë kemi patur besim tek Udri qëkur u shfaq si meteor në politiken shqiptare. Elokuenca ka qenë pika e tij e fortë. Inteligjenca krahu i djathtë. Mendimi ai i majti. Vezët forca propulsive e aksionit. Ai është njeri modest, ka pranuar vetëm shtatë ndonëse aftësite dhe mundësitë i ka për shumë më tepër! E ka bërë këtë se nuk ka dashur te kompleksojë Zupin, Dupin, Dokupin e të tjerët që të marrin së paku nga 5-6 qarqe qe ta ndjekin si shembull pozitiv.

Gjithsesi emocionohemi kur shohim se si një bir i thjeshtë i popullit punonjës me përkushtim templaresh ndaj  Vulës bën mrekullira. Për të ajo është si Grali i shenjtë.

Ai ja del te kryejë detyrat e dhëna pa u demoralizuar. Partinë që nuk e ekziston e ribën. Mungesa e njerëzve i bën shoqëri. Vështirësitë janë shtroja dhe mbuloja. Horizonti është pika e shikimit. Pa rëne në peshe apo depresion nga turpi. Me 8 luanë të tillë vula kafshon gjithë politikën. Ajo i kthen dinjitetin opozitës dhe shpresën vendit. Tek kompjuteri i Udrit hidhen themelet e së ardhmes së Liderit të vogël historik. Aty vula bën jatak. Qe ankuar Belo i gjore se i vodhën kompjuterin me shënime e kujtime. Më qe dukur qaramanllëk. i thashë të jap kompjuterin tim bashkë me satirat po vari turinjtë, ju duk shpoti.

Kompjuteri i Udrit mos e dhente Zoti të humbasë se nuk mbetet asgjë nga vula. Pastaj s’ka anëtarë e as zgjedhje në fund të korrikut. Ky po qe do ishte hall. Shqipëria po pret Liderin hipur mbi kompjuterin e Udrit si Pegaso aty ku prehen miliona mbështetës të Vulës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×