Komisioni i Sigurisë ka nisur me debate seancën e parashikuar dëgjimore me kreun e SHISH.
Sot në rendin e ditës ishte parashikuar seancë dëgjimore për raportin vjetor për veprimtarinë vjetore 2022 të SHISH dhe seancë dëgjimore me drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni të kërkuar nga deputetët e PD për situatën në veri të Kosovës.

Por teksa deputetët e PD-së kanë kërkuar fjalën për procedurë, kreu i Komisionit Nasip Naço iu ka thënë se janë në depresion.
Më pas kanë vijuar replikat.
(Xhaferaj kërkon fjalën)
Naço: Nuk kam mbaruar.
Xhaferaj: Ka mbaruar kryetari.
Naço: Jeni në depresion, çështje depresioni.
Xhaferaj: Na mbytën sakndalet, me korrupsion, me skandale seksuale. Na mbyti depresioni.
Naço: S’kemi ça t’i bëjmë.
Salianji: Kam një kërkesë procedurale. Nuk je pronar këtu. Kërkesa për procedurë jepet në mënyrë të menjëhershme. Ka një kërkesë dhe interes të shtuar publik. Nuk jeni pronar të kësaj. Merrini drejtuesit e institucioneve mbajini në xhep.
Naço: Si ta jap fjalën, nuk kam mbaruar. Nuk kam mbaruar.
Noka: Ne kemi çështje për të diskutuar. “Lule mos më prek”, këtu nuk ka.
Naço: Ju shyqyr që janë mediat dhe doni të bëni zhurmë. Mos doni që të mbyllim seancën?
Salianj: Po mirë nëse doni ta mbyllni, mbylleni.
Naço: Dilni nga depresioni ku jeni. Ndërpres mbledhjen.5 minuta pushim