Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se gjatë aksionit të policisë së zhvilluar mëngjesin e sotëm në kampin e muxhahedinëve në Manzë, janë sekuestruar disa laptop e pajisje të tjerë elektronike.
“Policia ka sekuestruar disa laptop dhe pajisje të tjerë elektronike, por mbetet e paqartë nëse do të mund t’ shërbejnë hetimit. Prokuroria e Posaçme deri tani nuk ka bërë një deklaratë sa i përket të dhënave”, raportoi gazetarja Lala.
Ky aksion i policisë u shoqërua me përplasje mes efektivë dhe muxhahedinëve të cilët kundërshtuan aksionin dhe akuzuan policinë për dhunë.
Ndërkohë të paktën 19 prej tyre ndodhet tek Trauma dhe 3 të tjerë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor.
“16 grupe kontrolli kanë zbarkuar sot në kampi n e muhaxhedinëve. Aksion i policor ka nisur në orën 8:30, këtij i aksion i ka paraprirë një takim mes Muhamet Rrumbullakut dhe një përfaqësu4esi të policisë iraniane. Forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në kampe. Rezulton se nga 127 godina janë kontrolluar pjesa më e madhe e tyre. Në momentin kur Policia e Shtetit ka kërkuar sekuestrimin e pajisjeve elektronike, policia ka përdorur spraj dhe gaz për t’i sprapsur ata. Sipas iranianëve, ai është vrarë. Prokurori i Durrësit është duke kryer hetimet, për të parë se çfarë ka ndodhur gjatë konflikteve, dhe është duke marrë në pyetje gjithë personat e përfshirë. Viktima do të transferohet në mort për të kryer autopsinë.
Sipas informacioneve mbi bazën e hetimeve nga Prokuroria e Posaçëm do duhet të ushtrohej kontroll në këto kampe. Mbetet për t’u parë se çfarë rezultati do dalë.
Muhaxhedinët po përgatiteshin për sulme k9ibernetik, sipas policisë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
()