Sot u hodh shorti i turit të parë kualifikues të Champions League, ku Partizani do të përballet me Bate Borisov. Trajneri i skuadrës nga Bjellorusia, Kiril Alshevsk ka komentuar shortin, duke thënë se të kuqtë janë një rival i vështirë.
A jeni i kënaqur me shortin?
– Do të jem i kënaqur vetëm nëse mund ta mposhtim këtë kundërshtar. Për momentin, përderisa nuk ka nisur ndeshja jonë e parë ndaj Partizanit, është herët për të folur për ndonjë gjë!
– Për shqiptarët ende nuk ka nisur sezoni. A është ky një plus për BATE-n?
– Ndoshta po. Para së gjithash, sepse kundërshtari nuk ka gjasa të jetë në gjendje të mirë fizike. Por përsëri, vetëm koha do ta tregojë. E di që në Shqipëri ka një kampionat të fortë, sepse i kam parë vazhdimisht lojtarët atje. Futbolli është i shpejtë, mjaft i fortë dhe emocional. Por përsëri, kjo është tabloja e përgjithshme. Një studim i hollësishëm i kundërshtarit, i cili ka një skuadër mjaft të re, do të bëhet në të ardhmen e afërt.
()