Ka qenë në grupet e Champions League, njihuni me rivalin e Partizanit në turin e parë

Partizani do të përballet me BATE Borisov në Ligën e Kampioneve. Skuadra kampione e Shqipërisë do të përballet me vendin e tretë të Bjellorusisë, të cilët janë një emër i njohur në arennë ndërkombëtare.

BATE Borisov është skuadra që ka fituar 15 herë titullin kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë radhazi. Gjithashtu, skuadra mban rekordin si ekipi i vetëm bjellorus që ka arritur në grupet e Ligës së Kampioneve dhe këtë e ka bërë 5 herë ndërkohë që ka arritur edhe 3 herë grupet e Ligës së Europës, gjë të cilën e ka arritur edhe Dinamo Minsk.

Emri i BATE Borisov është shkurtimi i “Borisov Automobile and Tractor Electronic” dhe është themeluar në vitin 1973. Në vitin 1984, Bate Borisov u shkri, por në vitin 1996 u rithemelua sërish, duke shkruar histori në Bjellorusi. BATE i luan ndeshjet si vendase në stadiumin “Borisov Arena”, stadium ky me kapacitetin 13.126 vendësh.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×