Nga zbarkimi i bluve në kampin Ashraf në orët e para të mëngjesit, te takimi me muxhahedinët pas nisjes së aksionit me Rrumbullakun, çfarë shkoi keq në operacionin e Policisë

Policia e Shtetit zbarkoi sot në orën 4 e 30 të mëngjesit në ambientet e kampit Ashraf në Manzë, atje ku strehohen muxhahedinët. Aksioni në fjalë është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të një aksioni si përgjigje kundër sulmeve kibernetike.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se policia ‘blindoi’ të gjithë zonën, ndërsa pas aksioneve në godinat e këtij kampi, ku u ushtruan kontrolle, policia ka hasur në rezistencën e banorëve. Ndërkohë, anëtarë të MEK u takuan sot në orën 08:00 me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ku ky i fundit iu dha vendimin e gjykatës për të ushtruar kontrolle.

Ndërkohë, gazetarja Lala shtron pyetjen se ku gaboi policia shqiptare me planin e masave, që çoi në përshkallëzimin e situatës dhe në konfrontimin me banorët e këtij kampi me forcat e rendit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×