“Rama sillet si guvernator i Kosovës”, deputeti i PD për skandalin e Gjicit: Degjenerim i plotë i regjimit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me situatën në Kosovë, si edhe aktualitetin në vend.

Shehu u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Rama në këtë rast është një përpjekje e këtij të fundit për t’u dukur si “guvernator i Kosovës”, gjë që sipas tij është e papranueshme për një shtet sovran,

Ai shtoi se draft-propozimi për Asociacionin ka pasur ndikim nga Vuçiç, ndërsa i vetmi që nuk ka pasur dijeni mbi të ka qenë Albin Kurti.

Sakaq, ai foli edhe për skandalin e ish-kryebashkiakut të Kuëksit, Safet Gjici, të cilin e konsideroi si “degjenerim të plotë të regjimit”.

“Rama po kërkon të shfaqet si guvernatori i Kosovës. Nuk mund të sillet kështu për një shtet sovran. Unë dyshoj se ka bërë me kokën e Vuçiçit draft-propozimin. Dijeni nuk ka pasur Kurti dhe Kosova për këtë, për Vuçiçin kam dyshime.

Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi duhet të jenë normale. Nuk ka punë as ngrirje, as ngrohje. Rama ka vendosur sanksionin e parë ndaj Kosovës. Ka qenë anulimi i mbledhjes së qeverive.

Zanafilla është e gjitha te gjenocidi serb. Të dënosh një gjenocid e ta njohësh është për mua baza e stabilitetit për të ardhmen dhe korrigjimin e gjithçkaje. Nëse një gjenocid nuk dënohet, ka rrezik për t’u përsëritur sërish.

Ai skandal është i dënueshëm, i turpshëm dhe opinioni duhet të kuptojë se nuk duhet t’i harrojë skandalet. Kemi një degjenerim të plotë të këtij regjimi”, u shpreh ai.

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×