Visar Bekaj u pezullua me 12 muaj nga aktiviteti futbollistik, për nxitje te dhunës në ndeshjen e javës së 35-të të kampionatit shqiptar mes Tiranës dhe Bylis.
Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi që të ulë dënimin e portierit bardheblu në vetëm dy ndeshje. Ky vendim është marrë pasi çështja është rishqyrtuar, duke ndryshuar kështu veridiktin e Komisionit të Disiplinës.
26-vjeçari ka qenë një shtyllë e rëndësishme e skuadrës në 3 sezonet në kryeqytet. Në edicionin e fundit, Bekaj luajti 34 ndeshje në kampionat.
()