Partizani godet në merkato, rrëmben talentin që spikati tek Erzeni

Partizani ka nisur një revolucion në prag të sezonit të ri, ku fillimisht shkarkuan kupolën drejtuese, nga trajneri Colella për të vijuar me drejtorin Marini e shumë të tjerë. Me Zoran Zekic në stol dhe më Arbër Abilaliaj si drejtor sportiv, të kuqtë kanë nisur të lëvizin në tregun e transferimeve, por afrimet kanë qenë me “pikatore”, të kujdesshme. Me të kuqtë po stërvitet Eros Grezda, por transferimi i sulmuesit nuk është bërë ende zyrtare. Pas afrimit të Kekos dhe rinovimit të kontratës me Rrapaj dhe Telushin, “demat” kanë bërë zyrtare afrimin e Adnard Mehmetit, futbollistit 22-vjeçar që spikati me Erzenin sezonin e fundit:

Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën rregjistroi edhe 34 ndeshje.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×