Roma mposht Milanin në merkato, firmos me mbrojtësin e njohur

Roma ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e mbrojtësit, Evan Ndicka, i cili ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin. 23-vjeçari shkëlqeu gjatë pesë viteve të tij të fundit me Eintracht Frankfurt, duke bërë 183 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën gjermane. Ai vendosi të largohej në përfundim të kontratës, duke tërhequr vëmendjen e klubeve në të gjithë Evropën.

Për Ndicka në garë ishte edhe Milan, por kuqezinjtë dështuan të siguronin transferimin e tij. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka zgjedhur fanellën me numrin pesë të Romës dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës ndërsa ata fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

“Mezi pres të dal në fushë në Stadio Olimpico para tifozëve të mi të rinj dhe të jem në gjendje të jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve tona” – Tha ai pas firmës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×