Çështja “Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Mediu, SPAK kërkon kohë të verifikojë prokurat, avokati: Janë të viteve të ndryshme

Shtyhet përsëri seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Kryetari i shoqatës së viktimave të tragjedisë Feruzan Durda ishte i pranishëm.

Nga ana tjetër avokati i familjarëve deklaroi se prokurat janë bërë të viteve të ndryshme, nga viti 2011. “Nuk ka asnjë lloj problemi sepse janë procese gjyqësore që zgjasin”, tha avokati.

Ndërkohë seanca e radhës u la më 7 korrik.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×