Fjalët e para pas kalimit te Fenerbahçe, Dzeko: Jam te një klub i madh, mora vendimin e duhur

Pas eksperiencave te skuadra si Manchester City, Roma dhe Inter, Dzeko zgjodhi të kalojë në Turqi, ku sot u zyrtarizua firma me klubin e Fenerbahces. Menjëherë pasi u hodh e zeza mbi të bardhë, sulmuesi boshnjak ka  thënë fjalët e para si lojtar i Fenerbahçes.

“E dija që Fenerbahçe ishte një klub i madh dhe pavarësisht se isha këtu së fundmi, e kuptova që kisha marrë vendimin e duhur. Mezi pres të futem në fushë. Jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e familjes së mrekullueshme të Fenerbahçes. Më duhet t’u them tifozëve se do të bëj më të mirën në çdo ndeshje që luajmë dhe në çdo seancë stërvitore që bëjmë” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×