“Isha për të sqaruar pozicionin tim”/ Nën hetim për “Shpërdorim detyre”, pas më shumë se pesë orësh Ahmetaj përfundon dëshminë në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK në cilësinë e personit ndaj të cilin po kryhen hetime.

“Isha në SPAK për të sqaruar pozicionin tim”, ka deklaruar Ahmetaj pasi ka dalë nga godina e Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala raporton për “” se Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash.

 

Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.

Sipas gazetares Lala, pyetja e Ahmetajt ka të bëjë me një sekuestrim dhe marrjen e një dokumentacioni në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK një javë më parë ka zbarkuar në Kuvend për të marrë të gjithë dokumentacionin e Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

 

Arena e Lajmit



Etiketa:

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×