Kundërshtoi arrestimin, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon ankimimin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i Himarës mbetet pas hekurave

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri mbetet pas hekurave.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, qe e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij. Dy ditë më parë gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×