Vetëm një vit, me ulje ngritje, shumë klas, por dhe shumë dëmtime. Pas zërave të ndryshëm që qarkuan këtë periudhë, tashmë është zyrtare: Angel Di Maria largohet nga Juventus. Klubi torinez ka njoftuar se palët kanë ndarë rrugët ndërmjet tyre. Juventus ka qëndruar në heshtje këtë periudhë, nuk ka lëvizur në merkato, por mediat italiane kanë zbuluar se Sergej Milinkovic-Savic dhe Nicolo Zaniolo janë dy prioritet e momentit.

Të dy lojtarët “Zonja e Vjetër” i ndjek prej kohësh, por kjo duket vera e duhur për tu bashkuar. Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për një transferim në Torino, por në të njëjtën kohë janë dhe objektiva të ekipeve si Milan e Inter. Në këto negociata, Juve nuk është në favor pasi bardhezinjtë do të luajnë në Conference League në rastin më të mirë, pasi mund dhe të dënohen nga UEFA.
()