Indrit Sefa sekretar i çështjeve ligjore në PD u shpreh se bashkimet mekanike, nuk sjellin rezultat. I ftuar në News24, ai tha se PD ka nevojë për modernizim dhe konceptim të ri të ideologjisë së saj, duke shtuar se po ashtu kërkohet edhe shumë punë.
“Kam qenë i mendimit që bashkime mekanike nuk janë të frytshme. Mendoj se defekti fillon nga ne, nga alternativa që u japim qytetarëve. Njerëzit që kanë përfituar më shumë nga Lulzim Bashën, janë ata që sot e akuzojnë. Kjo nuk është mënyra e të bëri politikë”, tha ai.
Sa i takon deklaratave të Bardhit, ai tha: Ajo vendimmarrje është marrë në vendimin e Kryesisë së datës 15. Duke qenë se Bardhi nuk ishte prezent, dhe ishte një çështje krejtësisht burokratike, përcaktimi i datës dhe orës,, u bë kështu… Nuk besoj se kjo është problematika ose shkelja më e madhe e statutit, pasi në dijeninë time të njëjtët persona e kanë bërë lajmërimin. Edhe 2022, edhe 2021 të njëjtët njerëz e kanë bërë në fakt lajmërimin. Aktualisht me të drejtë vote sot anëtarë të Këshillit janë 329, sot, në këtë moment”, tha ai.
A do të mundet Lulzim Basha nëse zgjidhet në krye të PD, ta çojë këtë parti drejt fitores në 2025?
“Është ekipi, fryma idetë e PD, ato do të jenë arsyet e vërtetë drejt fitores. Lideri do të jetë administrator. PD ka nevojë për modernizim, konceptim të ri të ideologjisë së saj, dhe ngritja kërkon shumë punë dhe dëshira për ta parë atë fituese. Nëse do merremi me interesat personale, nuk mund të arrijmë asgjë”, u shpreh Sefa.