Pothuajse i larguar nga Bayern Munchen, Matthaus për mbrojtësin: Nuk ka as mirënjohjen më të vogël, çfarë katastrofe!

Lucas Hernandez me siguri do të largohet nga Bayern Munchen. Marrëdhënia e mbrojtësit anësor dhe klub kampion në Gjermani nuk është më e mira e mundshme dhe divorci duket çështje kohe, pasi francezi ka shprehur hapur dëshirën për t’u bashkuar me Paris Saint Germain. Ish-kapiteni i bavarezëve, Lothar Matthaus nuk është kursyer aspak kur është pyetur për këtë temë.

“Po të isha unë do e shisja direkt Hernandezin. Është evidente se ai nuk ka as mirënjohjen më të vogël kundrejt Bayern Munchen. Sa i përket karakterit dhe angazhimit të tij në fushë, unë nuk mund të them asgjë. Mendimin tim e kam shprehur prej kohësh në lidhje me këtë aspekt. Por nëse do të më duhet të bëj një bilanc prej blerjes së tij deri sot, atëherë mund të them se kjo marrëdhënie përmblidhet me një fjalë: katastrofë…

Hernandez është dëmtuar disa herë. Do të qëndronte gjatë te Bayerni nëse do të kishte pak më shumë mirënjohje ndaj klubit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kështu që unë do i vendosja një çmim kartonit të tij dhe do i thoja: udha e mbarë” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×