Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin, dy të proceduar

Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhonin, procedohen penalisht 2 persona. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. B., 32 vjeç, dhe K. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në Yzberisht dhe në një lokal në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.
()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×