KQZ vendos mbajtjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë në 23 korrik, bashkia e Kukësit ende pa datë pas shkarkimit të Gjicit

KQZ ka vendosur që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahet më 23 korrik.

Ndërkohë kujtojmë se ende nuk ka një datë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Më herët Kolegji Zgjedhor vendosi se në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×