Liverpool është hedhur në sulm për të sjellë në Premier League sulmuesin e Juventus, Federico Chiesa. Sipas mediave britanike, “reds” kanë bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për 25-vjeçarin, që ka ende edhe dy vite kontratë me bardhezinjtë.
Chiesa ka kërkuar rinovimin me rritje page, nga 5 në 8 milionë euro, por ende s’ka marrë një përgjigje nga bardhezinjtë. Për pasojë, Liverpool ka nisur të bisedojë me menaxherin e lojtarit, duke qenë i gatshëm ta kënaqë ekonomikisht.
Juventus për momentin po mendon për ta shitur lojtarin, por nuk është i kënaqur nga oferta që që vjen nga Liverpool, pasi synon të arkëtojë 60 milionë euro. Pra, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është ende e madhe. Ndërkohë, për Vlahovic nuk ka asnjë ofertë konkrete, situata duket më qetë se një javë më parë.
Nga ana tjetër, Juventus është një hap larg mbylljes së marrëveshjes për Timothy Ëeah, djali i ish-lojtarit të madh të AC Milan, George. Sulmuesi i djathtë do të ishte goditja e parë e verës. Kontaktet me lojtarin dhe me ekipin e Lille që zotëron kartonin e tij janë në një fazë të avancuar dhe janë pozitive. Rreth 12 milionë euro duhet të shkojnë për klubin francez, duke përfshirë bonuset me disa detaje për të paraqitur.
()