Newcastle “bastis” Milanin, pas Tonalit “qymyrxhinjtë” kërkojnë dhe yllin francez, gati 100 milionë euro

Shkarkimi i Paulo Maldinit dhe largimi i Sandro Tonalit nxori në pah një të vërtetë të madhe, në shtëpinë e Milanit askush nuk është i paprekshëm, i pashitshëm. Newcastle ka rezervuan shërbimet e Tonalit, kjo është një marrëveshje mbyllur, pritet vetëm zyrtarizimi, por “qymyrxhinjtë” nuk kanë ndërmend të ndalet këtu, janë vënë në ndjekje të një tjetër titullari.

Mediaset
Mediaset

Sipas mediave italiane: Newcastle pritet të trokas në derën e Milanit me një tjetër ofertë zyrtare, këtë herë për Theo Hermandez. Pronarët e klubit anglez kanë vendosur të ndërtojnë një super ekip për Champions League, janë të gatshëm të investojnë edhe 100 milionë euro për të siguruar kartonin e Theo Herandez.

Theo Hernandez 2020 6001
Theo Hernandez 2020 6001

Anësori francez ndihet komod në Milano, sapo ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, përfiton 4 milionë euro në sezon, nuk e ka me nxitim të largohet, por jo çdo gjë është në dorë të tij. Nëse Gerry Cardinales i vjen një ofertë me tre shifra, Hernandez mund të ndjek të njëjtin fat si Tonali, të transferohet te Newcastle.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×