Po punonte në një pallat 5-katësh në Bulqizë, punëtori bie nga skela, niset drejt Traumës

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Gazetari Enver Doçi raporton për se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.

Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë. Inspektorët po verifikojnë nëse janë zbatuar kushtet e sigurimit në punë nga ana e kompanisë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook