Tërhiqet Arabia Saudite, nuk do të kandidojë për Botërorin 2030

Arabia Saudite tërheq kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës 2030. Është gazeta ‘Marca’ që shkruan se vendimi është marrë në bazë të fuqisë së projektit të Spanjës, Portugalisë dhe Marokut.

Pasi kanë analizuar tablonë e situatës, sauditët kanë arritur në përfundimin se është e pamundur të mbizotërojnë kandidaturën rivale, e përforcuar nga puna diplomatike e federatave portugeze dhe spanjolle në vitet e fundit.

Ministri i Jashtëm saudit ka kontaktuar në këto orë Greqinë dhe Egjiptin për të komunikuar braktisjen e projektit. Ndërkohë nuk është bërë e ditur akoma nëse Arabia Saudite do të konkurrojë për Botërorin 2034.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×