Bie pista e Arabisë Saudite për Milinkovic Savic, agjenti: Kemi opsione të tjera në tavolinë!

E ardhmja e Milinkovic  Savic mbetet ende në ajër. Mesfushorit serb i skadon kontrata vitin tjetër, ndërsa Lazio kërkon ta shesë këtë verë, në mënyrë që mos ta humbasë me parametra zero në vitin 2024.

Mundësitë janë të shumta, ku përveç interesit konkret të skuadrave italiane si Inter, Milan dhe Juve, alternativë mbetet edhe kalimi në Arabinë Saudite. Agjenti i Savic, Mateja Kezman ka folur për të ardhmen e lojtarit.

“Ka pasur shumë interes nga sauditët për Sergej, por për momentin kemi opsione të tjera në tryezë. A do të thotë kjo se ai nuk do të luajë në Arabi vitin e ardhshëm? Do të shohim, në jetë asnjëherë mos thuaj kurrë!” –  tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×