Lozano mund të kalojë në Arabinë Saudite, Napoli mendon për sulmuesin anësor të Villareal

Napoli po merr propozime për shumë futbollistë cilësorë, në këtë merkato vere. Disa yje klubi napoletan i ka  blinduar, por për disa lojtarë është gati të dëgjojë  oferta të ndryshme.

Hirving Lozano nuk është i paprekshëm, me thashethemet e orëve të fundit që flasin për një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite. Sipas asaj që shkruhet nga Tuttomercatoweb.com, drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë tashmë emrin e duhur në mendje për ta zëvendësuar meksikanin e sulmit.

Emri i parë në listë është ai i Yeremi Pino. I lindur në vitin 2002, Pino luan për Villarealin dhe ka shënuar 3 gola këtë sezon.

Stili i lojës së Napolit përputhet shumë atë që praktikon anësori Pino, shumë shpejt mund të ketë një fund të lumtur. Vera është e gjatë dhe priten zhvillime të rëndësishme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×