Më shumë se 50 milionë euro për arkat e klubit të Premier League, mesfushori portugez transferohet në Arabi

Ruben Neves është futbollisti i radhës që transferohet në Arabinë Saudite. Pas 6 vitesh te Wolves, mesfushori portugez firmosi për Al Hilal për një shifër më të madhe se 50 milionë euro.

“Unë kam punuar me kaq shumë njerëz të mëdhenj gjatë rrugës. Nga stafi mjekësor te kuzhinierët, nga fizioterapistët tek trajnerët, të gjithë janë në zemrën time. Një falenderim i madh për çdo person me të cilin pata mundësinë të punoj” – tha ai pas lamtumirës nga “Ujqërit”. Neves ka luajtur 35 ndeshje në Premier League këtë sezon dhe numëron 6 gola.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×