Nis me këmbën e mbarë aventura e Memellit në stolin e Vllaznisë, shkodranët triumfojnë thellë në miqësore

Vllaznia ndodhet në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillon fazën përgatitore. Shkodranët zhvilluan sot një miqësore ndaj HNK Medjugore, duke fituar me shifrat e pastërta 4-0.

Golin e parë për skuadrën shqiptare e realizoi Coba, ndërsa brenda fraksionit dyfishoi Balaj. Në pjesën e dytë, Vllaznia “tundi rrjetën” edhe me Dodaj dhe Dodev.

Kështu, aventura e Migem Memellit si trajner i Vllaznisë nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Kujtojmë që ekipi nga Shkodra do të sfidojë Linfield në turin e parë të Conference League.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×