Sfida europiane e Tiranës, ja në cilën orë do të luhet takimi i kthimit në Gjeorgji

Tirana do të luajë me Batumin, por sfida e parë do të luhet në Shqipëri. Bardheblutë do të jenë pritës në ndeshjen e parë ndaj Batumit. Sfida e parë do të luhet në 13 korrik në Shqipëri, me shumë mundësi në “Air Albania”, ndërsa sfida e dytë do të luhet në transfertë ndaj Batumit më 20 korrik në orën 19:00 me atë gjeorgjiane dhe 17:00 me atë shqiptare.

Dy sezonet e fundit në Europë, Tirana gjithmonë e ka nisur aventurën europiane me ndeshje në transfertë. Kështu, nëse Tirana arrin të kalojë Dinamo Batumin, në turin e dytë do të përballet me gjigantët e Beshiktashit.

Një përballje e vështirë për bardheblutë. Tirana mund të themi se ka fat ndaj skuadrave gjeorgjiane. Në dy përballje të mëparshme të bardhebluve me ekipet nga vendi i Stalinit, skuadra shqiptare është kthyer me kualifikim, por gjithmonë në Champions League.

Në fillim, Tirana është kualifikuar në sezonin 2003-2004 ndaj Dinamos së Tbilisit. Në sezonin 2020-2021 të Europës, Tirana shkroi historinë brenda në Tbilisi, teksa mundi dhe eliminoi në një ndeshje teke Dinamo Tbilisin 2-0. Atë vit Tirana shkoi deri në “play off”-in e Europa League-s./Panorama Sport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×