
Pas katër vitesh te Borussia Monchengladbach, sulmuesi i njohur francez Marcus Thuram do të largohet nga Borussia-Park. Duke qenë se kontrata e Thuram përfundon, futbollisti ka zgjedhur të ndërrojë mjedis. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Kur mbërrita katër vjet më parë, ndoshta ju e dinit vetëm mbiemrin tim. Ju më mirëpritët në shtëpinë tuaj, duke më bërë të ndihem pjesë e juaja. Me mbështetjen tuaj lojë pas loje jam rritur, duke shkuar përtej pritshmërive të mia” – Dëgjohet të thotë ai në videon e lamtumirës nga Gladbah.
Edhe pse mungon zyrtarizimi, mediat italiane janë të bindura se Thuram ka zgjedhur të bashkohet me Interin.
()
and then