Shok skuadre me Cristiano Ronaldo, Marcelo Brozovic drejt firmës në Arabinë Saudite

Marcelo Brozovic ka pranuar ofertën e Al Nassr dhe është gati t’i bashkohet Cristiano Ronaldos. Klubi i Saudi Pro League duket se ka fituar shërbimet e mesfushorit kroat të Interit, klub i cili do të arkëtojë rreth 23 milionë euro në orët e ardhshme. Brozo, nga ana tjetër, do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 20 milionë euro neto në sezon.

Siç u tha ditëve të fundit në media, Al Nassr nuk është i vetmi klub që ka punuar për blerjen e Brozovic në këto orë. Barcelona gjithashtu u përpoq konkretisht, duke e vënë Franck Kessié në pjatë, por pa mundur dot të  arrinte marrëveshje ME nënkampionët e Europës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×