
Christian Pulisic mund të largohet nga Chelsea këtë verë. Milani dhe Juventusi janë lidhur prej kohësh për një lëvizje për Pulisic, i cili mund të ringjallë karrierën e tij në Serie A pas një periudhe zhgënjyese katërvjeçare me Chelsean. L’Equipe raportoi sot se Olympique Lyon gjithashtu ka shfaqur interes për 24-vjeçarin.
Duke folur për ESPN përmes TalkSport, Pulisic u tregua i sinqertë në deklaratën e tij. “Është absolutisht kjo kohë kur unë duhet të kuptoj se çfarë do të jetë më e mira për të ardhmen time. Dua të jem diku ku mund të shkoj dhe të luaj, të kem besim dhe të ndihem mirë për atë që po bëj” – Tha ai.
Pulisic ka luajtur vetëm 812 minuta në Premier League këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë vetëm një asist. Kartoni i futbollistit nga SHBA kushton 20 milionë euro.
Christian Pulisic admits he ‘wants to find joy again’ #CFC https://t.co/FNi0RRjZgy
— talkSPORT (@talkSPORT) June 25, 2023
()
and then