Thashethemet për Chiesan dhe rinovimi, agjenti i lojtarit sqaron gjithçka

Kohëve të fundit po qarkullon në media lajmi se Federico Chiesa ka kërkuar 8 milionë euro në sezon (Aktualisht fiton 5 milionë euro), nëse klubi i Juventusit dëshiron të rinovojë kontratën me të. Gjithashtu, thuhet se Newcastle është gati të afrojë Chiesan. Rreth kësaj çështje ka folur agjenti i lojtarit, Fali Ramadani.

“Në lidhje me thashethemet e publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federico Chiesa-s, Fali Ramadani, agjenti i lojtarit, mohon zërat që qarkullojnë. Nuk ka një kërkesë tetë milionë eurosh të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×