Totti i drejtëpërdrejtë: Dybala duhet të meritojë numrin që mban mbi supe, kush nuk do dëshironte të ishte trajner i Romës?!

Të rralla janë intervistat kur ai nuk përmend Romën. Edhe këtë herë, legjenda e skuadrës kryeyqytetase, Francesco Totti nuk ka hezituar të flasë për skuadrën e drejtuar nga Mourinho. Totti, gjithashtu u pyet, nëse një ditë do mund ta shikojmë në pankinën e Romës apo jo.

“E meriton Paulo Dibala numrin 10 në fanellën e Romës? “Paulo e meriton atë numër vetëm nëse mendon se do të qëndrojë në kryeqytet për 10 apo 20 vite aty.”

A do ta shohim Tottin një ditë si trajner të Romës? “Nuk di asgjë. Kush nuk do të donte të ishte trajner i Romës.”

Çfarë mendimi keni për Mourinho ?“Trajner i madh, njeri i madh, ai ka bërë shumë në Romë. Le të shpresojmë që Mou të vazhdojë me këto hapa”, u shpreh Totti.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×