ZYRTARE/ E kërkoi Tirana e Partizani, Armando Sadiku befason me ekipin e ri

Sylvinjo i dhuroi një festë për dy sfidat e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe duke shtuar edhe më shumë zërat që flisnin për një rikthim të Armando Sadikut në futbollin shqiptar. Për “bomberin” elbasanas shfaqën interesim dy klubet e kryeqytetit, më saktë zhvilluan sondazhe në distancë, për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për të siguruar shërbimet e tij. Në mënyrë surprizë, Sadiku jo vetëm që nuk zgjodhi Tiranën dhe Partizanin, por vendosi të nis një aventurë të re në Indinë e largët.

Zyrtarisht, Sadiku është një lojtar i Mohun Bagan, me klubin indian që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, por pa zbuluar detaje të kontratës. Sadiku ishte pjesë e Cartagena në La Liga2, skuadër më të cilën u aktivizua për 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola, por palët gjetën akordin për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×