Inter dhe Milan po duelojnë në distancë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Sassuolos, Davide Frattesi. Për këtë çështje dhe për situatën aktuale, ka folur CEO i klubit nga Reggio Emilia, Giovanni Carnevali.
“Për të lënë të lirë Frattesin duhen 40 milionë euro, kjo është kërkesa jonë. Për të ka shumë interes dhe ne po i dëgjojmë të gjitha ofertat që po na vijnë. Momentalisht Interi është i pari në këtë listë, por ka edhe mundësi të tjera në tavolinë.
Milan? Nuk kam folur kurrë me ta, nuk kam pasur asnjë bisedë me Milanin. Kush vjen i pari me 40 milionë euro, ai e merr”, – Tha ai.
()