Do të njihet me masën e sigurisë, Safet Gjici shfaqet brenda kafazit në Gjykatën e Posaçme, përballet me Alma Kaçin (Foto)
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për foton e Gjicit ku ndodhet në sallën e gjyqit, brenda kafazit, teksa jashtë, shumë pranë tij ndodhet dhe Alma Kaçi.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit prite të njihet me akuzat nga SPAK dhe më pas vendimin e gjykatës. Më herët ai ka refuzuar kategorikisht se ka shkelur detyrën, ndërkohë që akuzohet për korrupsion pasiv.
()