Merkato është në fillimin e saj dhe skuadrat e mëdha kanë filluar të plotësojnë organikën me elementët e nevojshëm. Milan është në kërkim të një sulmuesi, i aftë për të bërë ndryshimin në repartin e avancuar.
SportMediaset raporton se kuqezinjtë kanë kontaktuar PSG-në për ish-futbollistin e Interit, Mauro Icardi. Shifra e operacionit është e përballueshme dhe shkon diku te 15-20 milionë euro, por paga e argjentinasit prej 7 milionë euro në sezon mund të jetë një problem në horizont.
Icardi luajti i huazuar këtë sezon në Turqi te Galatasaray. 30-vjeçari argjentinas shënoi 22 gola dhe dhuroi shtatë asiste në 24 ndeshje të Super Ligës për skuadrën nga Stambolli, duke dhënë kontribut të madh për fitimin e titullit për herë të parë në katër vitet e fundit.
Ai e njeh mirë Serinë A, pasi ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për Interin.
#mercato, #Lukaku e #Icardi in orbita #Milan: quale sgarbo farebbe più male? https://t.co/EI1Kmhj94G
— SportMediaset.it (@sportmediaset) June 26, 2023
()