Problemet shëndetësore, portieri i Juves mendon tërheqjen nga futbolli: Ishte e frikshme…

Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen mes Juventusit dhe Sportingut të Lisbonës në Europës, kur portieri Wojciech Tomasz Szczęsny kërkoi zëvendësim të menjëhershëm, pasi ndjeu dhimbje në gjoks. Pas analizave të kryera, u kuptua se bëhej fjalë për një takikardi të vogël. Për atë çast është rikthyer të flasë “gardiani” i bardhezinjve, i cili thotë se po mendon tërheqjen nga loja e luajtur.

“Ishte e frikshme. Mendova se do të vdisja. Pasi i pasova mbrojtësit, ndjeva sikur zemra do të më shpërthente, gjatë një goditjeje këndi i thashë Milik se isha i sëmurë, por lojtarët e Sportingut tashmë po bënin këndoren. Dhimbja e gjoksit ishte e tmerrshme, sot e kësaj dite ne ende nuk e dimë se cila ishte arsyeja pas saj, ndoshta problemet e shpinës.

Tërheqja? Është shumë afër, tashmë po luaj më gjatë se sa pritej. Do të ndalem kur të ndjej se nuk mund të jap 100% në fushë, kështu që dua të përfundoj në një nivel të lartë. Nuk do ta tregoj, do ta mbaj surprizë sepse nuk dua asnjë lamtumirë. Pas kësaj dua të luaj pak për qejf.

Kryesisht fokusohem te familja dhe djali im, gjatë një sezoni kaloj 1/3 e kohës vetëm dhe nuk është kënaqësi për djalin tim dhe sigurisht për mua. Një ditë kur po flisnim për përfundimin e karrierës sime me familjen time, djali im na dëgjoi dhe më pyeti nëse do të kaloja më shumë kohë me të pasi të largohesha, thashë po dhe ai më pyeti nëse mund të tërhiqesha që tani. Isha shumë i emocionuar”, – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×