Të dehur hynë në stacionin detar të Salamis, pranga dy shqiptarëve në Greqi, akuzohen për spiunazh

Dy burra të dehur me origjinë shqiptare janë arrestuar nga Policia për spiunazh në Salamis në Greqi.

Efektivët e Sigurisë së Salaminës kanë vënë në pranga një 63-vjeçar dhe një 67-vjeçar, pasi janë pikasur mbrëmjen e së dielës teksa kanë hyrë në një zonë ushtarake në Stacionin Detar të Salaminës. Raportet tregojnë se dukej qartë se ata ishin në gjendje të dehur.

Menjëherë prania e tyre në zonë ka ngritur alarmin. Ata janë imobilizuar nga personeli i Marinës dhe me shpejtësi është lajmëruar Policia e cila i ka dërguar në Komisariatin e Policisë lokale. Aty u arrestuan për spiunazh, për masat e sigurisë, ndërsa njërit prej të dyve i mungojnë dokumentet ligjore për të qëndruar në vend.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×