Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një person i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, te Kombinati i Peshkut, ku sipas burimeve për “” është plagosur në rrethana ende të paqarta me armë zjarri një shtetas i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Në rrugët hyrëse dhe dalëse janë vendosur patrulla të policisë.