Bayern Munich heq dorë nga Osimhen, fokusohet totalisht për Harry Kane

Zhvillime të vrullshme në merkaton e futbollit edhe në Bundesligë. Drejtuesit e Bayern Munich kanë informuar përfaqësuesit e Victor Osimhen se janë të fokusuar te nënshkrimi me Harry Kane tashmë, duke hequr dorë nga nigeriani i Napolit, golashënuesit më të mirë të Serie A sezonin e kaluar.

Klubi gjerman po pret që Harry Kane t’iu japë dritën e plotë jeshile dhe janë gati të paguajnë tarifën që dëshiron Tottenham për sulmuesin e shquar, që është njëherazi edhe kapiten i kombëtares së Anglisë.

Spurs kërkojnë 120 milionë euro për kapitenin e tyre, por klubi bavarez beson se me mund ta blejë për 100 milionë euro, çka do të ishte edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionëve të Gjermanisë. Me këtë lëvizje, i hapet rruga PSG për të marrë  Osimhen nga Napoli.

Sponsori i parë i sulmuesit nigerian është një drejtues që e njeh shumë mirë: Luis Campos. Njeriu i merkatos i PSG-së e mori Osimhen te Lille, duke paguar pak më shumë se 10 milionë te Charleroi. Një pazar i vërtetë, duke qenë se Lille më pas e shiti te Napoli për një shumë të madhe.

Nga Franca kanë folur për një kërkesë 180 milionëshe nga Napoli, plus duhet të kemi parasysh që për Osimhen, golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar në Itali, ka klube të tjerë të mëdhenj të interesuar. Shumë janë në Premier League, ku fuqia ekonomike është e konsiderueshme. PSG e do me çdo kusht Osimhen, por gjithçka do të varet nga De Laurentiis.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×