Festa e Kurban Bajramit, Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj u ka uruar sot besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit u shpreh se kjo festë përcjell mesazhin e sakrificës në emër të besimit në Zot.

“T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë”, shkroi zoti Begaj.

Postimi i plotë:

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.
Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.
T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë.
Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×