“Gjendemi përballë një sërë sfidash të rënda e të paprecedenta”, kandidon për kreun e PD, Gjergj Hani paraqet projektin e tij me tre shtylla

Kandidati për kryetar i PD, Gjergj Hani, ka zhvilluar këtë paradite një konferencë për gazetarët, ku ka prezantuar projektin e tij me tre shtylla.

Në këtë projekt përfshihet hapja e partisë dhe transformimi i saj, ndarja e përgjegjësive në parti dhe garantimi i karrierës politike si dhe organizimi politik.

“Ne, Partia Demokratike e Shqiperise, dhe anetaresia e saj, gjendemi perballe nje sere sfidash te renda e te pa precedent ne historine tone, te cilat po mundohen te hedhin hije te zeza mbi perkatesine tone politike, dhe miqesine e mirnjohjen tone ndaj mikut dhe aleatit me te madh, qe ne dhe populli shqipetar kemi patur ndonjehere e qe jane SH.B.A . Nga ana tjeter kemi perballe edhe mundesi te reja e te rendesishme. Nese keto sfida mbeten pa pergjigjie, dhe mundesite nuk korren, Partia Demokratike rrezikon humbjen e identitetit dhe krizen permanente. Nese do te jemi te afte ti pranojme sfidat, e do te perballemi me to, duke vene ne levizje te gjithe potencialin tone, padyshim qe do ti leme pas kraheve keto sfida, e do ta drejtojme Partine Demokratike, e bashke me te Shqiperine e shqiptaret drejt nje ardhmerie te qendrueshme e te begate.”, tha ai ndër të tjera.

Projekti:

SHTYLLA I: HAPJA E PARTISË DHE TRANSFORMIMI I SAJ

  1. Identifikimi i një mekanizmi statutor me emër specifik për hapjen e Partisë ndaj intelektualëve të spikatur (emri duhet gjetur që të godasë sa më mirë në opinionin publik), përfshi edhe prurje nga diaspora

Mekanizmi duhet të ndjekë synimet e mëposhtme:

  1. a) Përthithjen e ideve të reja dhe realiste për programin zgjedhor të vitit 2025
  2. b) Rritjen me cdo kusht të efektivitetit të grupit parlamentar për periudhën e mbetur të mandatit
  3. c) Identifikimin dhe afrimin e figurave të spikatura intelektuale me Partinë (rifreskimi i burimeve njerëzore), përfshi edhe prurje nga diaspora
  4. d) Afrimin e Partisë me shoqërinë civile dhe qytetarët
  5. e) Forcimin e komunikimit publik të Partisë

Mekanizmi duhet të ndjekë parimet e mëposhtme:

– Të jetë i shpejtë, i përpiktë dhe i ndershëm

– Të jetë transparent

– Të sigurojë balancën e duhur midis kontributeve që japin intelektualët dhe përfitimit në karrierë politike të tyre;

– Të sigurojë konkurrencë të ndershme jo vetëm midis intelektualëve, por edhe me anëtarët aktualë në Parti.

 

Formësimi dhe zbatimi i mekanizmit:

– Hartimi dhe miratimi i Programit në këshill/kryesi, duke përcaktuar edhe afatet konkrete, si dhe personat përgjegjës për ndjekjen e tij

– Të bëhet ftesë publike për intelektualët e spikatur, të cilët ndajnë dhe besojnë në vlerat themelore të djathta statutore të Partisë;

– Ftesa të tregojë se bëhet fjalë për caktim kuotash për intelektualët që kontribuojnë aktivisht dhe sipas masës së kontributit (10 % të pozicioneve në strukturat drejtuese: Kuvend, Këshill, Kryesi, Departamente dhe kandidatë për deputetë)

– Të organizohen aktivitete periodike publike ku të diskutohen idetë e krijuara nga intelektualët;

– Idetë më të mira të prezantohen në një ose dy aktivitete kombëtare, ku të shpallen edhe cilat prej tyre do të jenë pjesë e programit zgjedhor

– Të kërkohet prej tyre mbështetja intensive aktuale e Departamenteve të Partisë për të siguruar me cdo kusht mbështetjen e grupit parlamentar. Është tepër e rëndësishme që grupi parlamentar, pavarësisht numrit të vogël të deputetëve që mund të kenë qëndruar, të jetë në maksimumin e performancës së tij, duke shfrytëzuar të gjitha instrumentet parlamentare:

  1. a) Fjalimet në cdo seancë parlamentare
  2. b) Oponencë për cdo nismë ligjvënëse që diskutohet në Kuvend
  3. c) Oponencë për cdo raport të paraqitur nga institucionet e pavarura
  4. d) Kërkesa për raportim të vecantë nga institucionet e pavarura
  5. e) Pyetjet dhe interpelancat
  6. f) Komisione të posacme ose komisione hetimore
  7. g) Nisma ligjvënëse
  8. h) Reformat e domosdoshme, sic është Reforma Zgjedhore, ku duhet vepruar me shpejtësi për votën e emigrantëve.

 

SHTYLLA II: NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË PARTI (DECENTRALIZIMI) DHE GARANTIMI I KARRIERËS POLITIKE

 

  1. Këshilli Kombëtar të rikonceptohet në përbërje:
  2. Të përbëhet nga kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë, 150 anëtarë të zgjedhur dhe 20% anëtare të caktuar nga kryetari i Partisë, në konsultim me Kryesinë, në funksion të hapjes së Partisë (intelektualë, të rinj, prurje nga diaspora).
  3. Cdo degë të ketë përfaqësuesit e saj, te cilët i zgjedh me votë, në bazë të votimit të të gjithë anëtarësisë.

iii. 20% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar caktohen nga shoqëria civile, arti, sporti, biznesi dhe fusha te tjera publike, si dhe prurje nga diaspora

  1. Vetëm Kryetarët e degëve dhe anëtarët e Kryesisë jane anëtarë ex officio
  2. Anetarësia e zgjedhur e Këshillit Kombëtar organizohet në departamente. Krerët e departamenteve propozohen nga Kryetari dhe miratohen me votë nga anëtaret e departamentit.
  3. Departamentet kryejnë funksione politike dhe ekzekutive. Përpunojnë programin elektoral, hartojnë politikat parlamentare dhe furnizojnë/ndihmojnë Grupin Parlamentar
  4. Kryesia e Partise përbëhet nga 25 anëtarë. Zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sipas propozimeve të Kryetarit të Partisë ose propozimit të 1/10 së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
  5. Kolegji i Kryetarëve mbetet organ këshillimor. Kryetarët e degëve mbështeten financiarisht për veprimtarinë organizative nga financat e Partisë dhe donacionet sipas legjislacionit në fuqi, por njëkohësisht duke garantuar pagimin e kuotizacioneve në degë.
  6. Kryetarët e degëve, zgjidhen me parimin 1 anëtar – 1 votë.
  7. Nëse kryetarët e degëve kërkojnë të marrin funksione përfaqësimi (kandidat për deputet apo kandidat për kryetar bashkie), automatikisht heqin dorë nga detyra e kryetarit të degës.
  8. Anëtarësia në Parti, përmban si kusht të domosdoshëm kuotizacionin. Mospagimi e kthen gjendjen e anëtarësisë nga “aktive” në “pasive’.
  9. Njësia bazë e organizimit janë seksionet. Seksionit krijohen me bazë territoriale ose me bazë tematike. Cdo anëtar partie ka të drejtë të krijojë seksionin e vet tematik me të paktën 10 anëtarë dhe të marrë kështu, detyrën e kryetarit të seksionit. Krijimi i seksionit miratohet nga kryetari i degës, në konsultim me kryesinë e degës.
  10. Krijohet Senati i Partisë me kontributorët historikë dhe kompetenca këshillimore

 

SHTYLLA IIII: ORGANIZIMI POLITIK

  1. Kryetari i Partisë jep dorëheqjen e parevokueshme nëse në zgjedhjet e përgjithshme nuk fiton zgjedhjet (nuk merr detyren e kryeministrit) dhe në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se zgjedhjet vendore pararendëse. Ai nuk ka të drejtë të rikandidojë në zgjedhjet vijuese për kryetar Partie.
  2. Kryetari i Partisë, kur partia është në opozitë, krijon “qeverinë në hije” nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
  3. Anëtarësia në PDSH ulet në moshën 16 vjec.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×